24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është pasuria e pretendentëve për kryeministër të Kosovës

Në fundjavë u zyrtarizuan kandidatët që pretendojnë të udhëheqin qeverinë e ardhshme të Kosovës. 

Kandidatët që po synojnë të marrin postin e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, muaj më parë kanë treguar pasurin e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, raporton RTV Dukagjini.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se posedon një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji. Ai ka thënë se apartamenti është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten. Lideri i VV-së ka deklaruar se nga paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka të hyra vjetore në vlerë prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore në vlerë prej 42, 240 euro të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI).

Bartësi i listës së koalicionit, Nisma – AKR, Fatmir Limaj, në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se në pronësi ka një banesë në vlerë prej 70 mijë euro, një truall në vlerë prej 500 mijë eurove si dhe një shtëpi në vlerë të 250 mijë euro raporton.  Limaj posedon një veturë të tipit BMW në vlerë 10 mijë euro, ndërsa para të kursyera posedon 6,985 euro. Si zëvendës kryeministër i qeverisë në largim, Limaj pati deklaruar se merr pagën mujore prej  pagën 2,687 euro, ndërsa bashkëshortja e tij merr 5.400 euro pagë vjetore. Mëditje nga qeveria e Kosovës, Limaj kishte deklaruar 4,443 euro.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, në formularin e deklarimit të pasurisë, kishte deklaruar se posedon një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e së cilës nuk e ka deklaruar, posedimin e një shtëpie prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar.

Si kryetar i Kuvendit Veseli pati deklaruar se merr pagën prej 33 mijë e 870 euro e po ashtu rreth 5 mijë euro mëditje. Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3.420 euro si profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC.

Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro.

Ish-kryeministri dhe njëherit kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK- PSD, Ramush Haradinaj, në antikorrupsion ka deklaruar se ka një shtëpi banimi të lëshuar me qira, shtëpi familjare –Kullë, Tokë kodrinore, tokë-truall, shtëpi banimi dhe një banesë.

Haradinaj në deklarimin e pasurisë ka treguar se ka para të gatshme në vlerë 71.720 euro, të cilat i mban në njërën nga bankat në Kosovë, por gjithashtu ka edhe detyrime financiare siç është kredia në vlerë 133.931 euro.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në listën e pasurive të paluajtshme ka treguar se ka një banesë, vlera e së cilës në euro është 40 mijë euro, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar por që kap shifrën 2 mijë e 500 euro.

Osmani posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro. Osmani ka rreth 48 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare. Gjithashtu deputetja ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, detyrim financiar prej 10 mijë euro.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles