10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ariana Musliu-Shoshi, kandidatja për deputete nga PDK-ja me përgatitje superiore

Partia Demokratike e Kosovës e ka publikuar dje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit. Lista ka plot risi, emra të ri, të profesioneve të ndryshme.

Një nga kandidatet më serioze ne këtë garë padyshim që është Ariana Musliu-Shoshi.

E diplomuar në një nga universitetet më prestixhioze, atë të Oxfordit, Musliu-Shoshi vije nga një familje atdhedashëse e cila gjithmonë synonte që arritjet e saj të i shfaqë e të i praktikojë në punë në shtetin e pavarur të Kosovës.

Përvoja e saj e suksesshme në punë me përgjegjësi,e ka kalitur atë para marrjes së detyrave të reja në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kandidatja për deputete nga PDK ka treguar arsyet e kandidimit të saj dhe sfidat për të cilat është e gatshme në detyrën e re.

Ariana është e martuar, nënë e një fëmije, jeton dhe punon në Prishtinë.

“Të dashur qytetarë,

Jeta ime, ashtu si edhe e shumë prej juve, ka qenë një sfidë. Unë i përkas një gjenerate që është rritur paralelisht me sfidat e popullit tonë.

Në fëmijëri, u rritëm duke i parë prindërit e familjet tona duke refuzuar të heqin dorë nga e drejta për jetë të barabartë dhe duke mos pasur frikë të hedhin dritë në errësirë.

Në rini, pamë se si populli ynë luftoi për ta dërguar këtë kauzë përpara dhe pamë se me anë të lidershipit vizionar e me ndihmën e miqëve, sakrificat dhe guximi ynë kulmuan me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit tonë.

Ne u rritëm me modele frymëzimi të fuqishme. Gjatë jetës time ndoqa këtë model, duke identifikuar hapat e duhur, duke ndjekur ëndërrat e duke mos i ikur sfidave sepse janë pikërisht sfidat që na bëjnë më të fortë e më të aftë për ta përballuar të tashmen por edhe për të krijuar të ardhmen.

Kisha fatin të rritem në një familje atdhedashëse e të shkollohem në njërin ndër Universitetet më të mirë në botë, atë të Oxfordit në Angli dhe të kthem e kontribuoj për vendin tim, këtu ku kam krijuar familjen time.

Sfidat deri më sot i kam kaluar me vullnet e ndihmë të familjes dhe miqëve, ndërsa tani ka ardhur koha të kërkoj nga Ju që bashkë, të më ndihmoni në misionin e rradhës: Duke më votuar si deputete në këto zgjedhje parlamentare!

Sot, si nënë, qëllimi që i kam vënë vetes është që, me tërë kapacitetin tim njerëzor dhe intelektual, të punojë që fëmijët tanë të rriten në një shtet ku ofron arsim dhe zhvillim të qëndrueshem për të ardhmen e tyre.

Kosova ka për bazë vlerat më sublime mbi të cilat u ndërtua, që janë sakrifica e guximi i luftës dhe shtetndërtimi me vizion Evropian.
Bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës, me Kryeministër Z. Kadri Veseli, do të mbarojmë atë që kemi filluar: Krijimin e një shteti modern e të zhvilluar, ku fëmijet tanë shohin të ardhme e ku ata janë pjesë e Europës.

Andaj, ju ftoj ta ndërtojmë të ardhmen. Për ty dhe shtetin!

Gjithmonë në shërbim tuaj” shkruan Ariana Shoshi në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles