8.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli takon shoqatat e të pagjeturve: Tribunali për kriminelët serbë do të ndodhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar shoqatat e personave të pagjetur që janë vrarë dhe zhdukur nga forcat ushtarake e paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Kreu i Kuvendit ka thënë nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook se pas dështimit të Gjykatës së Hagës dhe institucioneve tjera për dënimin e krimeve serbe në Kosovë, institucionet e Kosovës e kanë obligim nisjen për forimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjykimin e kriminelëve serbë.

 

“Në kuadër të takimeve senzibilizuese për Themelimin e Tribunalit për Dënimin e Krimeve të Serbisë në Kosovë takova Shoqatat e të Pagjeturve, të cilat janë më të prekurat nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë dhe njëkohësisht më aktivet e më të angazhuarat për kërkimin dhe vulosjen e drejtësisë.

Ne si institucione të Republikës së Kosovës, kemi për obligim të mbrojmë jo vetëm lirinë, shtetin dhe jetën e qytetarëve tanë, por edhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit.

Ne kemi besuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e këtyre krimeve.

Fatkeqësisht kanë kaluar dy dekada dhe pak ose aspak nuk është bërë në këtë drejtim.

Tribunali i Hagës i ka lënë në gjysmë proceset gjyqësore kundër krerëve të regjimit të Milosheviqit.

Ndërkaq, Serbia është munduar ta mbyllë këtë punë duke organizuar gjykime të rrejshme të oficerëve të saj që kanë marrë pjesë në masakrat e kryera në Kosovë.

Kjo është e papranueshme.

186 masakra të kryera në Kosovë kërkojnë drejtësi.

Heshtja ndaj dëshmive dhe dëshmitarëve është falje e heshtur për kriminelët.

Kjo nuk guxon të ndodhë. Dhe nuk kemi me u ndalë deri në arritjen e qëllimit tonë”, ka shkruar Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles