Site icon Prishtinapress

7,156 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Ndryshe, ditë më parë në vend ka rinisur vaksinimi i personelit shëndetësor në vend, pas ardhjes së një pjese të vaksinave Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se procesi i rinisur i vaksinimit në maj nuk do të ndërpritet,

“… më 4 maj ka ardhur një kontingjent…Gjatë majit rifilloi procesi i vaksinimit i cili nuk do të ndalet…”, tha ai.

Exit mobile version