Site icon Prishtinapress

7 vjet shfrytëzojnë pronën komunale të Mitrovicës pa asnjë cent

Në Mitrovicë toka komunale shfrytëzohet gratis. Madje edhe për periudha 7 vjeçare, qiramarrësit nuk po i paguajnë asnjë cent komunës.
Të paktën kështu ka gjetur Auditori në raportin që e ka publikuar për vitin e kaluar.

Madje obligimi i tre qiramarrësve të cilët shfrytëzojnë tokën komunale që nga viti 2011, arrinë vlerën e mbi 81 mijë eurove.

Kurse në një rast tjetër shuma totale që nuk është paguar arrin vlerën e mbi 5 mijë eurove.

“Komuna, kishte dhënë prona komunale në shfrytëzim me qira për periudha afatgjata. Në katër raste kemi vërejtur se shfrytëzuesit nuk kishin paguar asnjëherë ndaj komunës qiranë mujore. Obligimi i tre qiramarrësve, arrin vlerën totale prej 81,888€ dhe janë nga që nga viti 2011, ndërsa një obligim tjetër në vlerën 5,058€ është që nga viti 2016”, ka gjetur Auditori i Përgjithshëm.

Përkundër gjithë këtyre problemeve, komuna e Mitrovicës nuk ka marrë asnjë veprim konkret për të kërkuar paratë nga qiramarrësit.

Veç një vërejtje me shkrim që është bërë në vitin 2018.

“Në kontratat e nënshkruara specifikohej se në rast se obligimet nuk paguhen shkëputet kontrata. Megjithatë, komuna nuk kishte marrë veprime konkrete për arkëtimin e këtyre të hyrave, përveç, disa vërejtjeve me shkrim për mos pagesë, të bëra në vitin 2018”, thuhet në gjetjet e auditorit.

Në komunën që e udhëheq Agim Bahtiri, ka pasur gjetje edhe për numrin e madh të punëtorëve me kontrata mbi vepër.

Mbi 32 punëtorë janë punësuar me këto kontrata, edhe pse komuna nuk kishte aplikuar procedurë të rekrutimit siç parashihet me ligj.

“Komuna, kishte angazhuar 32 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Komuna për këta të punësuar nuk kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore. Për me tepër në tre12 raste të angazhuarit me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin për pozita të rregullta dhe nuk kishin të bënin me punë specifike”, thuhet në raport.

Ndryshe për tokën komunale dhe punëtorët me kontrata mbi vepër kanë pasur edhe shumica e komunave tjera.

Exit mobile version