7 vjet më parë në moshën 86-vjeçare, ka ndërruar jetë Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.
Alia lindi në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të Enver Hoxhës.
Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i byrosë politike të Partisë së Punës. Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991.
Pas rrëzimit të diktaturës Alia ishte dhe President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992 post nga i cili dha dorëheqjem me 3 prill të po këtij viti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike.
Veprimtaria e Ramiz Alisë:
Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955), ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), sekretar i parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) kryetar i Këshillit Presidencial (1991).