9.2 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

spot_img

52 projektligje ia panë sherrin demarkacionit

Projektligji për demarkacionin i cili arriti të ratifikohej dje pas katër seancave, i ka shpenzuar legjislativit një kohë mjaftë gjatë duke lënë prapa shumë projektligje që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti në interes të vendit.

Ndryshe tre mujori i pare i vitit 2018 është ndër më të dobëtit ne historinë e Kuvendit sa i përket miratimit te ligjeve, krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara, ka thënë për Indeksonline Albert Krasniqi, Monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës.

“Në periudhën janar – mars te vitit 2016 janë miratuar 9 ligje. Ne përudhen e njëjtë të vitit 2017 janë miratuar 13 ligje. Tre mujori i pare i vitit 2018 është nder më të dobëtit në historinë e Kuvendit sa i përket miratimit te ligjeve, krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara. Legjislatura e VI-të e Kuvendit aspektit ligjbërës i ka dedikuar me pak se 40% të kohës se saj”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka shpjeguar se përgjatë 3 muajve të 2018-së janë miratuar vetëm pesë ligje, prej të cilave dy janë marrëveshje ndërkombëtare.

“Aktualisht në procedurë janë 52 projektligje të cilat janë duke u shqyrtuar në komisionet parlamentare. Përgjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm pesë ligje, prej të cilave dy janë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq që nga nesër Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar seancë në të cilën në rend të ditës janë 13 pika të cilat legjislativi do ti shqyrtoj, për ti kaluar tutje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles