8.2 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

442 raste pozitive dhe 14 të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç),  Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles