16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

42 të arrestuar për dhunën në protestën e opozitës, 10 policë të plagosur

Kamerat e sigurisë kanë identifikuar persona të cilët sulmuan policinë gjatë protestës së të dielës. 42 persona janë arrestuar nga policia pas këqyrjes së filmimeve dhe 17 të tjerë po heton në gjendje të lirë. Ata akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike, goditje për shkak të detyrës si dhe organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm”.

Në protestën që zgjati më shumë se tre orë, protestues të opozitës hodhën kapsolla e sende të forta në drejtim të policisë, para parlamentit. Disa prej tyre mbanin maska për të mos u identifikuar. Ministria e Brendshme njoftoi për 10 policë të plagosur. Në spital morën mjekim edhe dy qytetarë, që morën pjesë në protestë.

Ministria e Brendshme tha se ata janë lënduar teksa janë përleshur dhunshëm me disa protestues të tjerë. Ajo shpërndau edhe pamjet filmike të përplasjes mes tyre.

Janë 200 të arrestuarit për sjellje të dhunshme në të 7 protestat e opozitës. Pjesa më e madhe janë liruar pasi gjykata ka caktuar masa më të lehta sigurie si ajo e arrestit shtëpiak ose detyrim paraqitje.

Policia ka njoftuar gjithashtu se ka proceduar në gjendje të lirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles