24 vjeçarja nga Skenderaj, Egzona Ferati, kishte dal të premten nga shtëpia e saj dhe ende nuk është lajmëruar.
Ndërsa të kontaktuar nga IndeksOnline, familjarët e saj kanë treguar se ende nuk kanë asnjë lajm për të.
Në anën tjetër tashmë policia bashkë me një grup vullnetarësh kanë dal në kërkim të saj.
Avni Zahiti në një prononcim për IndeksOnline ka treguar se rasti është raportuar mbrëmë vonë nga familjarët e saj, dhe se që nga ora 2 pas mesnatës kanë nisur të bëjnë kërkime rreth saj, por se deri në këtë moment nuk ka asnjë të re.
“Mbrëmë vonë është raportuar se është zhdukur një person nga Skenderaj, rasti është iniciuar si person i zhdukur, ndërsa njësitet policor me një grup vullnetarësh kanë nisur kërkimin e saj në 2 të natës me kërku në vendin ku dyshohet se mund të ketë shkuar, por deri më tani pa sukses. Nuk ka asgjë konkrete për momentin”, tha Zahiti për IndeksOnline.
Ndryshe në deklaratën e familjes të bërë me datën 16 tetor, tregohet se ajo në 7 të mëngjesit ka dal nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, ndërkohë ajo edhe më parë kishte dal dhe ishte gjetur në një pyll afër shtëpisë. Sipas familjarëve vajza është e pushtuar nga “xhinët”(djalli).