Site icon Prishtinapress

3 anëtarë të familjes Haliti vdiqën tragjikisht, Lutfi Haziri dhe ambasadori shqiptar shkojnë për vizitë ngushëlluese

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti, e cila në tragjedinë e Shqipërisë humbi tre anëtarë.

Me këtë rast, kryetari Haziri dhe ambasadori Minxhozi janë shprehur se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo, ndërkohë që kanë kërkuar nga organet e shtetit shqiptar zbardhjen e rastit.

“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë Haziri.

Exit mobile version