Site icon Prishtinapress

27 raste të reja me koronavirus, shkon numri në 277 persona të infektuar

27 persona sot kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ku 20 prej tyre dolën të jenë në Prishtinë.

Ndërsa për 7 të tjerë ende nuk dihet se nga cilat komuna janë.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se nga “94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive në Prishtinë”.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version