13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

22 të shëruar, vetëm 4 të infektuar me coronavirus, shkon në 403 numri i të shëruarve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga testimet e bëra sot, në vendin tonë janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19, kurse 22 persona janë shëruar.

Sipas të dhënave të ISHPK, deri më tani në Kosovë 855 persona janë infektuar, 403 janë shëruar edhe 26 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.

Sot janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar katër raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet Rahovec dhe Zhur-Prizren”, njofton IKSHPK.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

“NJËZET E DY TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!

Sot më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej katër (4) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.612.308 raste të COVID-19 dhe 250.141 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles