Sot, 21 vite me parë ka renë heroikisht njeri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Malush Ahmeti në mbrojtje të istikameve të çlirimtarëve në fshatin Rezallë. Ai ka ra dëshmor në betejën së 15 majit 1999 ku pjesëtaret heroik të UÇK-së i shkaktuan humbje të madhe forcave serbe në këtë fshat. Rënia e tij ka qenë humbje e madhe pasi që ai ka qenë udhërrëfyes e strateg e trim i pathyeshëm.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy vite më parë ka dekoruar dëshmorin Malush Ahmeti me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Video e rrallë / Komandanti Malush Ahmeti flet për masakren në Rezallë