13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Liberalizimi, në duar të opozitës

Qytetarët e Kosovës as gjatë këtij viti nuk mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen. Pasi që autoritetet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për vizat. Kushti që ua mundëson qytetarëve liberalizimin nëpër vendet e Bashkimit Evropian është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Madje ratifikimi, sipas kryeministrit Isa Mustafa, duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji në mënyrë që qytetarët të pajisen me viza. Por, ky mesazh i Mustafës nuk iu ka bërë përshtypje partive opozitare të cilat mbeten të njëjtat karshi Demarkacionit.

Sipas përfaqësuesve të Qeverisë gjasat për lëvizje të lirë në zonën Schengen ekzistojnë vetëm nëse Demarkacioni kalon në kuvend këtë muaj. “Ne kemi gjasa për liberalizim nëse Demarkacioni kalon këtë muaj në Kuvend”, ka thënë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.

Sipas tij, ende ekziston shpresa për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi brenda muajit shkurt. “Shpresa vdes e fundit”, është shprehur Gecaj.

Ndryshe, shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, ka ritheksuar në mënyrë të prerë se viza për kosovarët do të ketë vetëm nëse ka kalim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. “Kjo çështje duhet të kryhet shpejt, gjatë këtij muaji. Ndryshe nuk konsideroj se mund të bëhet gjatë vitit 2017. Ndërkaq, përgjegjësinë për mbajtjen peng të qytetarëve duhet ta bartin deputetët të cilët po e pengojnë procesin”, ka thënë Mustafa.

Ai thekson se liberalizimi i vizave është në duar të opozitës por, siç thotë ai, përgjegjësi për Marrëveshjen e Demarkacionit kanë edhe një numër i vogël i pozitës. Mustafa po ashtu potencon se lëvizja e lirë varet edhe nga BE-ja.

“Liberalizimi i vizave është në duart tona, të deputetëve të opozitës, por edhe të një numri të vogël të tyre nga partitë e pozitës, të cilët po e kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Varet edhe nga BE-ja”, është shprehur Mustafa.

Më tej, i pari i ekzekutivit ka vlerësuar se kushti i dytë për liberalizim, që është luftimi i korrupsionit, është plotësuar.

“Është e qartë që kushti i dytë që ka të bëjë më luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është çështje e kryer dhe ka mbetur vetëm Demarkacioni në mënyrë që kosovarëve t’iu hapet udha për lëvizje të lirë. Prandaj, të përsëris se kjo do të jetë në dorën e deputetëve pas matjes së territorit”, ka konstatuar Mustafa.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të mos bëhet gjatë kësaj legjislature. Sipas Beqirit, nuk është e drejtë që disa deputetë me dy pasaporta, siç i quan ai, ta pengojnë lëvizjen e lirë të kosovarëve.

“Nuk është e drejtë që për shkak të disa deputetëve, të cilët i kanë nga dy pasaporta dhe lëvizin lirshëm, të bllokohet procesi i Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave”, ka thënë Beqiri./ZERI/PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles