11.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

17 raste të konfirmuara me coronavirus në Kosovë, dy nga të hospitalizuarit janë liruar në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tashmë janë 17 raste të konfirmuara si persona të infektuar me coronavirus (COVID-19).

“Në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta me Covid-19, dhe gjithsej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive”, tha Vitia.

Vitia bëri të ditur se janë 10 pacientë të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive e që sipas tij janë në gjendje stabile, përveç njërit nga ta i cili është më i moshuar, e për të cilin mjekët po asistojnë me oksigjenoo terapi.

“Informatat nga Klinika Infektive e QKUK-së, është se gjendja e te prekurve nga virusi që po trajtohen në këtë klinikë, e që aktualisht janë 10 pacientë, është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve, më i moshuari nga ta, që kohë pas kohe po asistohet vetëm me oksigjenoterapi, pacientët e tjerë janë duke e marrë një trajtim mjekësor mbështetër dhe janë në gjendje stabile. Bile, dy nga të hispitalizuarit më parë janë liruar në shtëpi në gjendje stabile, dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë”, tha Vitia në konferencën për medie. /

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles