Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje vonë, kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Italinë Veriore, njoftuan sot zyrtarë të zjarrfikësve.
”Autobusi, i cili udhëtonte në itinerarin Francë-Hungari, u përplas pak para mesnate në autostradën A4, pranë qytetit të Veronës”, tha agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
”Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë hungarezë”, shtoi ajo.
Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të Veronës.