Site icon Prishtinapress

10 vjet nga vdekja e Fadil Feratit, Mustafa: LDK-ja humbi njërin nga kolosët e saj

Në 10 vjetorin e vdekjes së nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Ferati ishte veprimtarë i shquar i LDK-së.

“Sot, bëhen dhjetë vite nga ndarja fizike e Fadil Feratit, kryetarit të Istogut, njërit nga veprimtarët e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fadilin, është e vështirë ta përkufizosh me disa fjali ngase personaliteti i tij shumëdimensional ngërthente në vete vlera humane, patriotike e emancipuese për shoqërine dhe shtetin tonë. Ai i shërbeu vendit, si kryetar Komune, si nënkryetar i LDK-së dhe si njeri me virtyte të larta morale e politike”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se ikja e hershme e Fadil Feratit ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme për familjen në radhë të parë, pastaj për rrethin ku jetonte dhe natyrisht LDK-në.

“Në të gjitha zgjedhjet ku ai garoi dëshmoi pjekuri dhe maturi prej intelektuali duke u treguar i afërt me qytetarët dhe problemet e tyre të përditshme, andaj edhe fitoret dhe popullariteti i tij nuk ishin të rastësishme.

Ikja e hershme e Fadilit për në amshim ishte një zbrastirë e pa zëvendësueshme për familjen në radhë të parë, pastaj për rrethin ku jetonte dhe natyrisht LDK humbi njërin nga kolosët e saj.

Duke kujtuar burra si Fadil Ferati, LDK mbetet e motivuar që të punojë edhe më shumë në lartësimin dhe realizimin e misionit të shtet-ndërtimit, në të cilin Fadili kishte dekada jete e pune që po kontribuonte.

Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Feratit! Kujtimi për të qoftë i përjetshëm!”, u shpreh Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version