10% i Trust-it, Tahiri tregon procedurën dhe kohën e marrjes së parave!

0
32

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Fondin e Kursimeve Pensional të Kosovës me ç’rast ka dhënë detaje rreth 10% që do parashihet t’u ndahet qytetarëve të Republikës.

Sipas tij, deri në tri javë do të shkojnë deri në implementimin e kësaj ideje.Zv.kryeministri sqaroi se 200 milionë euro parashihet të ndahen nga fondi i TRUST-it për 10%.

“Është një stimulim në ekonominë e Kosovës. Nuk do të ketë tërheqje nga objekti i Trusti-i, por të gjitha do të bëhen përmes aplikimit online. Vendoset numri personale, i xhirollogarisë për 3-4 ditë do t’i dalin parat personit”, ka thënë ai.

Më tej, Tahiri tregoi edhe për procedurën teknike që parashihet deri në arritjen e marrjes së kësaj ndihme.

“Nuk mund të jap datë, por unë e shpjegova. Ligji është në Komisioni Parlamentar dhe deri në fund të javës shkon në lexim të parë. Para 3 jave, kjo punë nuk mund të ndodhë. Ideja e marrjes së 10% nga Trusti është një injeksion për ekonominë e Kosovës”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/