Site icon Prishtinapress

​Vazhdon konflikti mes Solarit dhe Iscos, ky i fundit s’e ka besimin e trajnerit as për ndeshjet e kupës

Isco nuk startoi në ndeshjen e mbrëmshme të Copa del Rey për Real Madridin, dhe trajneri Santiago Solari e arsyetoi mungesën e spanjollit duke thënë se ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ta zgjedhur atë në formacionin e parë.

Real Madridi arriti ta fitojë ndeshjen e parë të rundit të 16-të skuadrave më të mira në Copa del Rey, kundër Leganes, me rezultat 3-0, falë golave të shënuar nga Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Vinicius Junior, transmeton prishtinapress.eu

Solari nuk pati mundësi të kërkonte ndihmën e shumë prej lojtarë të tij, të cilët po vuajnë nga lëndimet, përfshirë këtu Gareth Bale dhe Marco Asensio. Mirëpo, Isco nuk u zgjodh përsëri në formacionin e parë dhe u aktivizua në lojë vetëm nga minuta e 71-të.

Përkundër që ai ka luajtur për shumë pak minuta që nga emërimi i Solarit në pozitën e trajnerit, Isco ka bërë të ditur se ai nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të janarit.

Duke e komentuar mungesën e Iscos, Solari nuk pranoi ta jepte një arsye konkrete për mungesën e spanjollit, duke insistuar se Isco nuk ishte pjesë e lojës pasi që ai ka shumë lojtarë në skuadër dhe kjo ishte një ndeshje e rëndësishme.

“Unë kam 24 futbollistë në skuadër dhe është detyra ime t’i zgjedhë lojtarët. Nuk është detyra më e pëlqyeshme. Pse nuk ishte titullar sot Isco? Sot ne kishim një ndeshje të madhe”, ka thënë Solari në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

 

Exit mobile version