9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

​Munishi flet pas dënimit nga FFK

Ismet Munishi e pranon se vendimi i FFK-së ka qenë i vërtetë, pasi ka shkelur kodin etik, duke qëndruar me gjyqtarin Bajram Gashi para ndeshjes Drita-Prishtina

Ai tha se ashtu edhe si ka vlerësuar FFK, ai dhe Gashi nuk kanë folur për kurdisje të ndeshjeve, por vetëm janë takuar për t’u pajtuar për problemet që kishin.

“Në video shihet se ne nuk kemi qenë duke folur për asnjë kurdisje, dhe pas analizave nga FFK ne jemi dënuar vetëm pse kemi shkelur kodin e etikës, që kemi dalë bashkë para ndeshjes dhe vendimi është shumë i drejtë”, tha Munishi për Gazeta Express.

Ai po ashtu tha se nuk ka vendosur për të ardhmen, por tha se nëse Kosova dhe shoqëria ka interes t’i ndal trajnerët më të mirë dhe t’i avancojë çobanët, atëherë për të nuk është problem.

“Nëse ka Kosova, shoqëria interes që t’i ndal trajnerët më të mirë dhe t’i avancojë çobanet, atëherë nuk është problem, ne mund të dalim jashtë të punojmë edhe kamerierë. Njëherë do të pushoj, pastaj do të vendosi rreth të ardhmes. Ende jam trajneri më i mirë në Kosovë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles