Site icon Prishtinapress

​McCain: ShBA përkrah projektin e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re

Senatori amerikan, John McCain në adresim e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ri përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik të saj.

Duke folur për proceset e mëdha në për të cilat po kalon Kosova ai nuk harroi të përmend edhe proceset e realizimit të projekteve të rëndësishme ekonomike të vendit. Ai ka sugjeruar vazhdimin e reformave ekonomike, ndërtimin e “Termocentralit Kosova “C” si dhe vazhdimin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore. “SHBA përkrah projektin e ndërtimit të termocentralit të ri Kosova e Re”, ka thënë senatori McCain.

Ministria e Zhvillimit Ekonomi tashmë është në fazën përfundimtare të realizimit të projektit të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re me një kapacitet prej 450 megavat. Vlera financiare e këtij projekti, sipas ministrit Blerand Stavileci, pritet të arrijë në rreth një miliard euro dhe krijimin e mijëra vendeve të reja të punës si në ndërtim ashtu edhe në funksionalizim.

Exit mobile version