9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

​Limaj: E turpshme që qeveria po tenton të shfrytëzojë situatën e jashtëzakonshme

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk e përkrahin mocionin deputetëve të Vetëvendosjes që seanca e sotme për buxhetin të zhvillohet në procedurë të përshpejtuar.

Ai ka thënë se pushteti po e shfrytëzon gjendjen e jashtëzakonshme për të miratuar me shpejtësi buxhetin 2020, duke mos u dhënë mundësi deputetëve të japin qëndrimet e tyre për të.

“Me shfrytëzuar këtë seancë të jashtëzakonshme për të votuar ligjin më të rëndësishëm në Parlamentin e Kosovës, është me shfrytëzuar pandershmërisht situatën e krijuar në vend. Buxheti si ligji më i rëndësishëm, është një mundësi për deputetët e Parlamentit për të shfaqur kritikën, mendimet, sugjerimet, amendamentimet rreth këtij ligji të rëndësishëm njëvjeçar. Nuk ka debat më të rëndësishëm në Parlament sesa ky. Sot Qeveria e Kosovës po tenton me shfrytëzua situatën e jashtëzakonshme që njëfarë mënyrë ta përvjedhë shpejtë e shpejtë miratimin e këtij buxheti dhe kjo është e turpshme me bë në këtë mënyrë”, tha Limaj.

Ai tha se buxheti duhet të trajtohet në seanca të rregullta, e jo të jashtëzakonshme.

Limaj kërkoi që të tërhiqet mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje për procedurë të përshpejtuar, duke shtuar se po kërkohet me miratuar buxhetin pa e para program ne qeverisë.

Sipas tij, këto tregojnë që është tendencë me shfrytëzua këtë situatë të keqe për të nxjerrë apo miratuar buxhetin de mos t’u jepet mundësi deputetëve t’i shprehin qëndrimet e tyre rreth këtij buxhetin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles