10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

​Haradinaj: Qeveria shkeli Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin

Ndaj masave të reja të Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka konsideruar se është cenuar rëndë rendi kushtetues.

Sipas Haradinaj, me këtë vendim antikushtetues që nuk e përfill vendimin e fundit të Kushtetueses, qeveria ka uzurpuar pushtetin dhe ka shkelur të drejtat e njeriut.

Reagimi i plotë i Haradinaj:

“Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cenuar rëndë. Qeveria e Kosovës, me këtë vendim antikushtetues, ka uzurpuar pushtetin.

Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cenuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Veprimet antikushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen.

Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles