Manchester City ka deklasuar Arsenalin në finale të Carabao Cup 3:0, për të fituar titullin e parë këtë sezon.
Skuadra e Pep Guardiolas tashmë ka fituar titullin e parë të këtij sezoni, pasi në finale të Carabao Cup ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3:0.
Golat për Cityn i shënuan Sergio Aguero, Vincent Kompany dhe David Silva.
Në këtë takim nga fillimi për Arsenalin luajtën edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët nuk arritën të bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar skuadrën e tyre të fitojë këtë titull.
City është shumë pranë titullit të Premierligës po ashtu dhe është pothuajse në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë ndaj Baselit.